Koronavirusi

Maqedonia e Veriut, 15 viktima dhe 247 raste të reja më COVID-19

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend është rritur në 27.199, ndërsa numri i viktimave në 934

Ekip  | 26.10.2020 - Përdıtësım : 27.10.2020
Maqedonia e Veriut, 15 viktima dhe 247 raste të reja më COVID-19

Shkup

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka raportuar 247 raste të reja dhe 15 viktima nga koronavirusi i ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend është rritur në 27.199, ndërsa numri i viktimave në 934.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 321 pacientë të tjerë, duke e çuar në 18.948 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar nga virusi.

Që nga shpërthimi i pandemisë, Maqedonia e Veriut ka kryer gjithsej 235.775 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 737 teste të kryera gjatë ditës së fundit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.