19 Korrik 2022•Përditësim: 20 Korrik 2022
Maqedonia e Veriut brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 770 raste të tjera të koronavirusit COVID-19, si dhe dy viktima, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka arritur në 319.806, prej të cilëve 9.343 kanë humbur jetën.
Vendi po ashtu regjistroi 363 pacientë të tjerë që fituan betejën kundër virusit, duke e çuar në 307.342 numrin e përgjithshëm të tyre.
Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet e shëndetësisë kanë kryer 2.100.604 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 2.043 teste të kryera brenda ditës së fundit.
Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 3.121.