Koronavirusi

Maqedoni e Veriut, 67 raste të reja dhe 782 të shëruar nga COVID-19

Sipas të dhënave te fundit nga Ministria e Shëndetësisë, në vend deri më tani janë regjistruar gjithsej 152.814 raste të konfirmuara me COVID-19, prej të cilëve 134.653 janë shëruar

Ekip   | 04.05.2021
Maqedoni e Veriut, 67 raste të reja dhe 782 të shëruar nga COVID-19 Foto: AA/Arhiv

Shkup

Maqedonia e Veriut brenda 24 orëve të fundit ka raportuar 67 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19 dhe 782 pacientë që fituan betëjën kundër virusit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave te fundit nga Ministria e Shëndetësisë, në vend deri më tani janë regjistruar gjithsej 152.814 raste të konfirmuara me COVID-19, prej të cilëve 134.653 janë shëruar.

Maqedonia e Veriut po ashtu ka regjistruar 31 viktima nga koronavirusi, duke e çuar në 4.992 numrin e përgjithshëm të vdekjeve.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në vend është 13.169.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë kryer 726.409 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 1.169 teste të kryera brenda ditës së fundit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın