BALLKANI, Koronavirusi

Maqedoni e Veriut, 47 raste të reja me COVID-19

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus në vend ka arritur në 156.171, ndërsa numri i viktimave mbetet 5.491

Ekip  | 28.07.2021 - Përdıtësım : 28.07.2021
Maqedoni e Veriut, 47 raste të reja me COVID-19

Shkup

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 47 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19) dhe asnjë viktimë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus në vend ka arritur në 156.171, ndërsa numri i viktimave mbetet 5.491

Të dhënat tregojnë se 14 pacientë të tjerë fituan betejën kundër koronavirusit, me çka numri i përgjithshëm i pacientëve të shëruar nga virusi ka shkuar në 150.321.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 359.

Që nga shpërthimi i pandemisë COVID-19, autoritetet shëndetësore të vendit kanë kryer gjithsej 963.049 teste për COVID-19, përfshirë 3.593 teste të kryera gjatë ditës ë fundit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın