Koronavirusi

Maqedoni e Veriut, 460 raste të reja dhe 7 viktima nga COVID-19

Vendi po ashtu ka regjistruar shtatë viktima të tjera nga koronavirusi, duke e çuar në 7.581 numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga virusi

Ekip   | 30.11.2021
Maqedoni e Veriut, 460 raste të reja dhe 7 viktima nga COVID-19

Shkup

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka kryer 2.424 teste të dyshuara për koronavirusin e ri (COVID-19) nga të cilat 460 kanë rezultuar pozitiv, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i testeve të kryera ka arritur në 1.471.420, prej të cilave gjithsej 215.585 kanë rezultuar pozitiv.

Vendi po ashtu ka regjistruar shtatë viktima të tjera nga koronavirusi, duke e çuar në 7.581 numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga virusi.

Brenda ditës së fundit po ashtu 8.001 pacientë të tjerë fituan betejën kundër pandemisë, me çka numri i përgjithshëm i pacientëve të shëruar ka arritur në 200.003.

Aktualisht në Maqedoninë e Veriut numri i rasteve aktive me COVID-19 është 8.001.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın