Koronavirusi

Maqedoni e Veriut, 35 të vdekur dhe 387 raste të reja me COVID-19

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i vdekjeve nga koronavirusi në vend është rritur në 1.546, ndërsa ai i rasteve të konfirmuara me këtë virus në 55.127

Abdulbesar Ademi   | 23.11.2020
Maqedoni e Veriut, 35 të vdekur dhe 387 raste të reja me COVID-19

Shkup

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 35 viktima nga koronavirusi i ri (COVID-19), si dhe 387 raste pozitive ndaj virusit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i vdekjeve nga koronavirusi në vend është rritur në 1.546, ndërsa ai i rasteve të konfirmuara me këtë virus në 55.127.

Aktualisht numri aktiv i rasteve të konfirmuara me COVID-19 është 20.687.

Autoritetet shëndetësore të vendit gjatë 24 orëve të fundit kanë kryer 1.176 teste të dyshuara për COVID-19, ndërsa që nga shpërthimi i pandemisë kanë kryer gjithsej 313.519.

Numri i pacientëve të shëruar nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut ka shkuar në 32.894, përfshirë 528 pacientë të shëruar gjatë 24 orëve të fundit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın