Koronavirusi

Maqedoni e Veriut, 2.269 raste të reja dhe 1.420 të shëruar nga COVID-19

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka arritur në 247.663, prej të cilëve 222.306 raste janë shëruar

Ekip  | 18.01.2022 - Përdıtësım : 19.01.2022
Maqedoni e Veriut, 2.269 raste të reja dhe 1.420 të shëruar nga COVID-19 Foto: AA/Arkiv

Shkup

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 2.269 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), si dhe 1.420 pacientë që fituan betejën kundër virusit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka arritur në 247.663, prej të cilëve 222.306 raste janë shëruar.

Vendi po ashtu regjistroi 13 vdekje nga koronavirusi, duke e çuar në 8.139 numrin e përgjithshëm të viktimave nga COVID-19.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore të vendit kanë kryer 1.717.482 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 7.038 teste të kryera brenda ditës së fundit.

Aktualisht në Maqedoninë e Veriut numri i rasteve aktive me COVID-19 është 17.218.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.