Koronavirusi

Maqedoni e Veriut, 1.129 raste të reja dhe 27 viktima nga COVID-19

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus në vend ka arritur në 143.162, ndërsa ai i viktimave në 4.289

Ekip   | 13.04.2021
Maqedoni e Veriut, 1.129 raste të reja dhe 27 viktima nga COVID-19

Shkup

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 1.129 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus në vend ka arritur në 143.162, ndërsa ai i viktimave në 4.289.

Institucionet shëndetësore kanë regjistruar 1.152 pacientë të tjerë të shëruar, duke e çuar në 118.946 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë kryer 674.378 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 4.045 teste të kryera brenda ditës së fundit.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në vend është 19.927.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın