Koronavirusi

Maqedoni e Veriut, 112 raste të reja dhe 419 të shëruar nga COVID-19

Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka arritur në 189.999, prej të cilëve deri më tani 171.375 pacientë janë shëruar

Ekip   | 27.09.2021
Maqedoni e Veriut, 112 raste të reja dhe 419 të shëruar nga COVID-19 Foto: AA/Arkiv

Shkup

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 112 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), por 419 pacientë të tjerë nga virusi fituan betejën kundër virusit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka arritur në 189.999, prej të cilëve deri më tani 171.375 pacientë janë shëruar.

Numri i vdekjeve nga COVID-19 po ashtu është rritur në 6.607, me 12 viktima të regjistruara brenda ditës së fundit.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 12.017.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore të vendit kanë kryer 1.279.154 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 1.726 teste të kryera gjatë ditës së fundit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın