Koronavirusi

Maqedoni e Veriut, 11 të vdekur dhe 316 raste të reja me COVID-19

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend është 107.479, ndërsa numri i viktima 3.206

Ekip  | 08.03.2021 - Përdıtësım : 09.03.2021
Maqedoni e Veriut, 11 të vdekur dhe 316 raste të reja me COVID-19

Shkup

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 11 viktima dhe 316 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend është 107.479, ndërsa numri i viktima 3.206.

Të dhënat e ministrisë tregojnë se janë shëruar 681 pacientë të tjerë nga virusi, duke e çuar në 95.410 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore të vendit kanë kryer 544.816 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 1.562 teste të kryera brenda ditës së fundit.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 8.863.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.