Koronavirusi

Maqedoni e Veriut, 1.069 raste të reja dhe 29 viktima nga COVID-19

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, që nga shpërthimi i pandemisë në vend janë regjistruar gjithsej 62.945 raste të koronavirusit dhe 1.792 viktima

Ekip   | 01.12.2020
Maqedoni e Veriut, 1.069 raste të reja dhe 29 viktima nga COVID-19

Shkup

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 1.069 raste të tjera dhe 29 viktima nga koronavirusi i ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, që nga shpërthimi i pandemisë në vend janë regjistruar gjithsej 62.945 raste të koronavirusit dhe 1.792 viktima.

Autoritetet shëndetësore të vendit gjatë ditës së fundit kanë kryer 3.012 teste të dyshuara për COVID-19, me çka numri i përgjithshëm i testeve të kryera ka shkuar në 335.298.

Me 1.242 pacientë të tjerë të shëruar nga koronavirusi, numri i përgjithshëm i pacientëve të shëruar në Maqedoninë e Veriut është rritur në 40.188.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në këtë vend është 20.965.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın