Koronavirusi

Maqedoni e Veriut, 1.039 raste të reja dhe 15 viktima nga COVID-19

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, që nga shpërthimi i koronavirusit vendi ka regjistruar gjithsej 56.164 raste të konfirmuara me këtë virus, prej të cilëve gjithsej 1.561 kanë vdekur

Ekip   | 24.11.2020
Maqedoni e Veriut, 1.039 raste të reja dhe 15 viktima nga COVID-19

Shkup

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 1.039 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19) dhe 15 viktima, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, që nga shpërthimi i koronavirusit vendi ka regjistruar gjithsej 56.164 raste të konfirmuara me këtë virus, prej të cilëve gjithsej 1.561 kanë vdekur.

Autoritetet shëndetësore gjatë ditës së fundit kanë kryer 3.143 teste të dyshuara për COVID-19, ndërsa që nga shpërthimi kanë kryer 316.662 teste.

Vendi po ashtu ka regjistruar 33.892 pacientë të shëruar nga koronavirusi, përfshirë 998 pacientë të shëruar gjatë 24 orëve të fundit.

Aktualisht në Maqedoninë e Veriut ka 20.711 raste aktive me COVID-19.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın