Sport, Koronavirusi

Kryesuesi i ekipit të Beşiktaşit nuk tregon shenja të COVID-19

Beşiktaş tha se Ahmet Nur Cebi nuk ka treguar shenja infeksioni pas testit të tij pozitiv më 14 maj ndaj virusit, procesi i nevojshëm i izolimit vazhdon në përputhje me udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë

Emre Aşıkçı   | 22.05.2020
Kryesuesi i ekipit të Beşiktaşit nuk tregon shenja të COVID-19

Ankara

Kryesuesi i skuadrës turke të Super Ligës, Beşiktaş dhe anëtarët e bordit të tij nuk shfaqin ndonjë simptomë të koronavirusit të ri (COVID-19), njoftoi sot klubi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Beşiktaş tha se Ahmet Nur Cebi nuk ka treguar shenja infeksioni pas testit të tij pozitiv më 14 maj ndaj virusit, procesi i nevojshëm i izolimit vazhdon në përputhje me udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë.

Pasi në muajin mars u pezulluan ligat e futbollit për shkak të shpërthimit të virusit, ato janë vendosur të rifillojnë muajin tjetër.

Garat e nivelit të lartë në Super Ligë do të rikthehen më 12 qershor.

Që nga e enjtja, numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në Turqi arriti në mbi 153.500.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın