Koronavirusi

Kryeministri hungarez: Nuk ka vaksina të Lindjes apo Perëndimit, ka vetëm të mira dhe të këqija

Sipas kryeministrit hungarez, prokurimi i vaksinave dhe marrëdhëniet e tensionuara midis Bashkimit Evropian (BE) dhe Rusisë duhet të shihen si çështje të veçanta. Ai shtoi se jeta dhe mbrojtja janë përtej konsideratave politike

Mustafa Talha Öztürk   | 23.02.2021
Kryeministri hungarez: Nuk ka vaksina të Lindjes apo Perëndimit, ka vetëm të mira dhe të këqija Foto: AA/Arhiv

Beograd

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, u ka bërë thirrje vendeve të sigurojnë sa më shumë vaksina të koronavirusit të ri (COVID-19), pavarësisht nëse vaksinat vijnë nga Lindja apo Perëndimi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Komentet e tij erdhën gjatë një interviste me portalin gjerman të lajmeve "Focus Online" në lidhje me vendimin e Hungarisë për të blerë vaksinën ruse Sputnik V.

Orban tha se në një pandemi është detyrë e politikanëve të marrin përgjegjësi dhe të mbrojnë jetën e qytetarëve.

"Sepse ata që blejnë kohë mund të shpëtojnë jetë dhe të rifitojnë lirinë e tyre", tha Orban.

Sipas kryeministrit hungarez, prokurimi i vaksinave dhe marrëdhëniet e tensionuara midis Bashkimit Evropian (BE) dhe Rusisë duhet të shihen si çështje të veçanta. Ai shtoi se jeta dhe mbrojtja janë përtej konsideratave politike.

"Është e papërgjegjshme të politizohet prokurimi i vaksinave dhe të lejohet që njerëzit të vdesin dhe të kufizojnë lirinë e tyre vetëm sepse dikush ka kundërshtime ndaj një vendi ku prodhohet. Të flasim në mënyrë objektive, është e qartë se pjesa lindore e Evropës zhvilloi një kulturë vaksinimi gjatë epokës komuniste, e cila çoi në zhdukjen e virusit në Evropën Lindore shumë më parës se në Evropën Perëndimore, ku vaksina ruse nuk u pranua për arsye ideologjike", tha Orban.

Lidhur me programin e centralizuar të prokurimit të vaksinave në BE, Orban tha se është e qartë se ishte vendim i gabuar.

SHBA, Izraeli dhe madje edhe Serbia, tha Orban, "janë shumë përpara vendeve anëtare të BE-së, para nesh". Ai shtoi se tani është tepër vonë për të ndryshuar kursin.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın