Koronavirusi

Kryeministri britanik: Bllokimi do të përfundojë më 2 dhjetor

Johnson njoftoi se me përfundimin e bllokimit të dytë kombëtar më 2 dhjetor, dyqanet, palestrat dhe parukierët do të rihapen me masa parandaluese, përfshirë distancën sociale

Ahmet Gürhan Kartal   | 23.11.2020
Kryeministri britanik: Bllokimi do të përfundojë më 2 dhjetor Foto: AA/Arhiv

Londër

Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka bërë të ditur se bllokimi kombëtar në Angli që është vendosur të përfundojë më 2 dhjetor nuk do të zgjatet, por se do të vendoset në fuqi një sistem prej tre nivelesh, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një adresim para ligjvënësve përmes video-lidhjes, Johson tha se plani i qeverisë është të kalojë dimrin duke shmangur daljen nga kontrolli të koronavirusit të ri (COVID-19) dhe "pa dëmtuar fitimet e fituara me vështirësi".

Johnson njoftoi se me përfundimin e bllokimit të dytë kombëtar më 2 dhjetor, dyqanet, palestrat dhe parukierët do të rihapen me masa parandaluese, përfshirë distancën sociale.

Ai shtoi se vendet e adhurimit po ashtu do të rihapen për adhurim komunal.

Komentet e kryeministrit britanik vijnë pas një deklarate nga shkencëtarët e Universitetit të Oksfordit se vaksina e tyre ofron 90 për qind mbrojtje nga virusi me një dozë e gjysmë dhe 70 për qind me një dozë.

"Për herë të parë që kur ky virus i mjerë u përhap, mund të shohim një rrugëdalje nga pandemia", tha Johsnon.

Duke iu referuar lajmeve pozitive mbi vaksinën kundër COVID-19, Johson tha se "kalorësia shkencore i ka sytë e hapur".

"Ne në zemrat tona e dimë se pranverën e ardhshme do të kemi sukses", u shpreh Johnson.

Ai tha se pas bllokimit, Anglia "do të vazhdojë të përdorë një qasje të arsyeshme të bazuar në tre nivele".

"Do të shpërndajmë vaksinën aq shpejtë sa të kemi mundësi", tha Johnson, duke shtuar se qeveria ka porositur 100 milionë doza të vaksinës së Oksfordit dhe 350 milionë doza të vaksinën në total.

Sipas tij, kjo është e mjaftueshme për të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

"Por duke e ditur se kjo do kohë, ne njëkohësisht do të përdorim testime të shpejta për të identifikuar raste asimptomatike dhe për të reduktuar transmetimin", shtoi Johnson.

Qeveria pritet të zbulojë se cilat zona cilin nivel do të zbatojnë.

Që nga shpërthimi i pandemisë, në Mbretërinë e Bashkuar nga koronavirusi kanë vdekur mbi 55 mijë persona.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın