Koronavirusi

Kosovë, me 20 raste të reja rritet në 165 numri i të infektuarve me COVID-19

“Rastet pozitive janë raste kontakti, 15 prej të cilave janë me vendbanim në Banjë-Malishevë, dy me vendbanim në Malishevë, një me vendbanim në Bllace-Suharekë, një me vendbanim në Drenas dhe një me vendbanim në Prishtinë”

Agim Sulaj  | 06.04.2020 - Përdıtësım : 07.04.2020
Kosovë, me 20 raste të reja rritet në 165 numri i të infektuarve me COVID-19

Prishtinë

Kosova ka raportuar për 20 raste të reja të diagnostikuar pozitiv me koronavirusin e ri (COVID-19), me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 165 ndër të cilët deri më tani 24 janë shëruar dhe tre kanë vdekur, transmeton Anadolu Agency (AA).

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare vetëm gjatë ditës së hënë janë testuar 129 mostra, ndërsa prej tyre kanë rezultuar 20 pozitive me koronavirus. 

“Rastet pozitive janë raste kontakti, 15 prej të cilave janë me vendbanim në Banjë-Malishevë, dy me vendbanim në Malishevë, një me vendbanim në Bllace-Suharekë, një me vendbanim në Drenas dhe një me vendbanim në Prishtinë”, njofton IKSHPK.

Gjithashtu në njoftimin e IKSHPK-së, bëhet e ditur se edhe 1 pacient është shëruar, duke çuar në 24 numrin e përgjithshëm të të shëruarve nga koronavirusi.

Nga data 8 shkurt e këtij viti në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare janë testuar gjithsej 2.093 mostra të dyshimta me COVID-19 ndërsa prej tyre 165 raste kanë rezultuar pozitive, ndër të cilët 3 persona të infektuar kanë vdekur.

Në IKSHPK përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, ku deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 3.304 kontakte të rasteve.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın