Shëndetësi, BALLKANI, Koronavirusi

Kosovë, dy viktima dhe 1.603 të infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), 1.480 qytetarë janë infektuar me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në 251.480

Abdula Berisha  | 29.07.2022 - Përdıtësım : 30.07.2022
Kosovë, dy viktima dhe 1.603 të infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit

Prishtinë

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar se asnjë person i infektuar me COVID-19 nuk ka ndërruar jetë, derisa numri i viktimave mbetet 3.169, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), 1.480 qytetarë janë infektuar me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në 251.480.

Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 3.702 mostra të dyshuara për COVID-19 ndërsa deri më tani janë bërë gjithsej 1.909.493.

Të dhënat e fundit kanë njoftuar për 1.435 persona që kanë fituar betejën me COVID-19. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 238.127, ndërsa numri i rasteve aktive është 10.684.

Sa i përket procesit të vaksinimit, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.834.121 doza të vaksinës. Deri më sot 824.169 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.​​​​​​​

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın