BALLKANI, Koronavirusi

Kosovë, 14 viktima dhe 701 të infektuar me COVID-19

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar gjithsej 4.557 mostra të dyshuara me COVID-19

Agim Sulaj  | 14.04.2021 - Përdıtësım : 14.04.2021
Kosovë, 14 viktima dhe 701 të infektuar me COVID-19

Prishtinë

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se 14 persona të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë vdekur në 24 orët e fundit, duke çuar numrin e përgjithshëm të viktimave nga ky virus në 2.022, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) edhe 701 raste të reja janë diagnostikuar pozitiv me koronavirus, numri i tyre ka shkuar në gjithsej 99.536 raste.

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratoret private janë testuar gjithsej 4.557 mostra të dyshuara me COVID-19, ndërsa nga fillimi deri më tani janë testuar gjithsej 486.970 mostra.

Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 737 pacientë të rinj, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka shkuar në gjithsej 84.328 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.186.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.