BALLKANI, Koronavirusi

Kosovë, 1.266 raste të reja me COVID-19

Në periudhën e njëjtë janë testuar 3.609 mostra të dyshuara ndërsa nuk është shënuar asnjë vdekje nga COVID-19. Në vend janë 9.252 raste aktive

Zylfije Adem Jakupi  | 05.08.2022 - Përdıtësım : 06.08.2022
Kosovë, 1.266 raste të reja me COVID-19

Prishtinë

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 1.266 raste të reja me koronavirus, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në periudhën e njëjtë janë testuar 3.609 mostra të dyshuara ndërsa nuk është shënuar asnjë vdekje nga COVID-19. Në vend janë 9.252 raste aktive.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 1.606 persona dhe janë dhënë 64 vaksina kundër COVID-19. Që nga fillimi i vaksinimit janë dhënë 1.834.587 doza të vaksinave. Me dozën e parë janë vaksinuar 50.4 për qind e popullsisë, me të dytën 45.8 për qind dhe me të tretën 5.8 për qind. Ka filluar edhe administrimi i dozës së katërt për personat mbi 60 vjeç.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın