Koronavirusi

Kosova regjistron 16 raste të reja me COVID-19

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 16 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 160.696

Agim Sulaj   | 28.10.2021
Kosova regjistron 16 raste të reja me COVID-19

Prishtinë

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit asnjë person i infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) nuk ka vdekur, me çka numri i përgjithshëm i viktimave nga ky virus në vend mbetet në 2.976, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 16 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 160.696.

Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar 1.557 mostra të dyshuara për COVID-19, ndërsa deri më tani janë kryer gjithsej 1.263.990 teste.

Sa i përket numrit të shëruarve, të dhënat njoftojnë për 16 pacientë të tjerë të shëruar. Numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 157.292, ndërkohë numri i rasteve aktive me COVID-19 në vend është 428.

Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 4.597 doza të vaksinës, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.553.816 doza të vaksinës. Deri më sot 716.855 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın