Koronavirusi

Kosovë, shkon në 3 mijë numri i viktimave nga COVID-19

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 2.243 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 183.689

Agim Sulaj   | 24.01.2022
Kosovë, shkon në 3 mijë numri i viktimave nga COVID-19

Prishtinë

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës në raportin 24-orësh lidhur me rastet e reja të koronavirusit të ri (COVID-19) ka njoftuar se 2 persona të infektuar me koronavirus kanë vdekur, derisa numri i viktimave nga ky virus ka shkuar në 3.000, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 2.243 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 183.689.

Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 8.416 mostra të dyshuara për COVID-19 ndërsa deri më tani janë bërë gjithsej 1.549.089 teste.

Të dhënat e fundit kanë njoftuar për 465 persona që kanë fituar betejën me koronavirusin. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 161.170, ndërsa numri i rasteve aktive është 19.519.

Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 1.861 doza të vaksinës, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.747841 doza të vaksinës. Deri më sot 801.524 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın