Kosovë, 16 raste të reja me COVID-19
Të dhënat e fundit kanë njoftuar për 27 persona që kanë fituar betejën me COVID-19. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 224.767, ndërsa numri i rasteve aktive është 328

Prishtinë
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar se asnjë person i infektuar me COVID-19 nuk ka ndërruar jetë, derisa numri i viktimave mbetet 3.139, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 16 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 228.234.
Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 593 mostra të dyshuara për COVID-19 ndërsa deri më tani janë bërë gjithsej 1.833.156 teste.
Të dhënat e fundit kanë njoftuar për 27 persona që kanë fituar betejën me COVID-19. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 224.767, ndërsa numri i rasteve aktive është 328.
Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 31 doza të vaksinës ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.827.810 doza të vaksinës. Deri më sot 822.581 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.