Koronavirusi

Kosovë, 15 të infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 15 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 160.530

Agim Sulaj   | 16.10.2021
Kosovë, 15 të infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit

Prishtinë

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit asnjë person i infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) nuk ka vdekur, duke bërë që numri i përgjithshëm i viktimave nga ky virus të mbetet në 2.973, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 15 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 160.530.

Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 2.579 mostra të dyshuara për COVID-19, derisa deri më tani janë bërë 1.239.694 teste.

Sa i përket numrit të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 56 raste të reja. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 156.812, ndërkohë, numri i rasteve aktive me COVID-19 është 745.

Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 7.726 doza të vaksinës, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.497.408 doza të vaksinës. Deri më sot 666.265 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın