Kosovë, 1 rast i ri me COVID-19 dhe 32 të shëruar në 24 orët e fundit
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 1 rast të ri me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 228.309

Prishtinë
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar se asnjë person i infektuar me COVID-19 nuk ka ndërruar jetë, derisa numri i viktimave mbetet 3.139, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 1 rast të ri me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 228.309.
Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 398 mostra të dyshuara për COVID-19 ndërsa deri më tani janë bërë gjithsej 1.837.109 teste.
Të dhënat e fundit kanë njoftuar për 32 persona që kanë fituar betejën me COVID-19. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 225.013, ndërsa numri i rasteve aktive është 157.
Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 14 doza të vaksinës ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.828.480 doza të vaksinës. Deri më sot 822.844 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.