Koronavirusi

Kosovë, me nëntë raste të reja shkon në 1.047 numri i të infektuarve me COVID-19

Bazuar në të dhënat e fundit të IKSHPK-së, tre pacientë të tjerë kanë rezultuar të shëruar, me çka numri i përgjithshëm i të shëruarve ka shkuar në 794

Agim Sulaj   | 26.05.2020
Kosovë, me nëntë raste të reja shkon në 1.047 numri i të infektuarve me COVID-19

Prishtinë

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se në 24 orët e fundit nëntë persona të tjerë janë diagnostikuar pozitiv me koronavirusin e ri (COVID-19), duke e çuar në 1.047 numrin e përgjithshëm të të infektuarve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), nuk është regjistruar ndonjë rast i ri që ka përfunduar me vdekje nga ky virus, por tre pacientë të tjerë kanë rezultuar të shëruar, me çka numri i përgjithshëm i të shëruarve ka shkuar në 794.

Sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar gjithsej 220 mostra të dyshuara me COVID-19, ndërsa nga data 8 shkurt e këtij viti deri më tani janë testuar gjithsej 13.725 mostra.

Rastet e reja pozitive janë raste kontakti, tetë nga Komuna e Vushtrrisë dhe një rast në Komunën e Gjilanit.

Deri më tani në Kosovë nga koronavirusi kanë vdekur 30 persona, të cilët sipas autoriteteve shëndetësore “kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese”.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın