Sport, Koronavirusi

Koronavirusi, Spanja prolongon futbollin për një periudhë të pacaktuar

La Liga njoftoi se garat e futbollit spanjoll janë prolonguar deri në njoftimin e ri

Can Erözden   | 23.03.2020
Koronavirusi, Spanja prolongon futbollin për një periudhë të pacaktuar

Ankara

Spanja ka prolonguar garat profesionale të futbollit për një periudhë të pacaktuar për shkak të pandemisë së koronavirusit, njoftoi La Liga, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Garat e futbollit spanjoll janë prolonguar deri në njoftimin e ri të dakorduar me Federatën e Futbollit të Spanjës (RFEF)", thuhet në postimin e La Liga-s në Twitter.

"Komisioni i Monitorimit i krijuar nga Marrëveshja aktuale e Koordinimit RFEF-LaLiga pajtohet me pezullimin e garave profesionale të futbollit derisa autoritetet e Qeverisë së Spanjës dhe Administrata e Përgjithshme e Shtetit të konsiderojnë se ato mund të rifillojnë pa krijuar ndonjë rrezik shëndetësor", thuhet në faqen e internetit të La Liga-s.

La Liga më 12 mars ndërpreu të gjitha ndeshjet shkaku i përhapjes së koronavirusit, duke i shtyrë ditët e ndeshjeve më 28 dhe 29 mars.

Mbi 2.182 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Spanjë, ndërsa janë konfirmuar gjithsej 33.089 raste në vend.

Virusi, i cili fillimisht u paraqit në qytetin kinez Wuhan në dhjetor, është shpërndarë në të paktën 167 shtete dhe rajone në botë, ndërsa sipas të dhënave të universitetit amerikan Johns Hopkins, numri i raste të konfirmuara ka tejkaluar shfirën 349.000, numri i vdekjeve është mbi 15.000, ndërsa mbi 100.000 persona janë shëruar nga sëmundja.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın