Bota, Koronavirusi

Koalicioni i kryesuar nga Arabia Saudite shpall armëpushim në Jemen për shkak të COVID-19

Zëdhënësi i koalicionit, Turki al-Maliki, ka thënë se si pasojë e koronavirusit, nga data 9 mars në Jemen do të hyjë në fuqi një armëpushim dyjavor, i cili mund të zjgatet tutje

Ali Semerci  | 08.04.2020 - Përdıtësım : 09.04.2020
Koalicioni i kryesuar nga Arabia Saudite shpall armëpushim në Jemen për shkak të COVID-19

Stamboll

Forcat e koalicionit të kryesuar nga Arabia Saudite shpallën armëpushim dyjavor në Jemen duke filluar nga e enjtja, për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i koalicionit, Turki al-Maliki, ka thënë se si pasojë e koronavirusit, nga data 9 mars në Jemen do të hyjë në fuqi një armëpushim dyjavor, i cili mund të zjgatet tutje, raportoi agjencia zyrtare saudite e lajmeve SPA.

Maliki ka deklaruar se ky hap është në mbështetje të thirrjes për armëpushim të qeverisë së Jemenit dhe përfaqësuesit special të Kombeve të Bashkuara për Jemenin, Martin Griffiths, "për të frenuar përhapjen e COVID-19".

Jemeni është përfshirë nga dhuna dhe kaosi që nga viti 2014, kur rebelët Huthi pushtuan pjesën më të madhe të vendit, përfshirë kryeqytetin, Sana.

Kriza u përshkallëzua në vitin 2015 kur një koalicion ushtarak i udhëhequr nga sauditët filloi një fushatë shkatërruese ajrore që synon të kthejë territoret e pushtuara nga rebelët.

Dhjetëra mijëra shtetas të Jemenit, duke përfshirë civilë, besohet të jenë vrarë gjatë konfliktit i cili ka shkaktuar krizën më të keqe humanitare në botë, pasi miliona persona mbeten në rrezik të urisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın