Sport, Koronavirusi

Karriera e sportistëve të njohur e pasigurt për shkak të qëndrimeve ndaj vaksinimit kundër COVID-19

Pasi organizatorët e Australia Open, një nga katër turnet Grand Slam në tenis njoftuan se sportistët e pavaksinuar nuk do të mund të garojnë, sytë janë kthyer tek tenisti numër një në botë Gjokoviç

Yunus Kaymaz   | 20.10.2021
Karriera e sportistëve të njohur e pasigurt për shkak të qëndrimeve ndaj vaksinimit kundër COVID-19

Stamboll

Disa sportistë të njohur botërisht, vazhdojnë me qëndrimin e tyre për të mos u vaksinuar ose të mos njoftojnë vallë janë vaksinuar apo jo kundër COVID-19, pavarësisht se kjo mund të ndikojë shumë karrierën e tyre, transmeton Anadolu Agency (AA).

Pasi organizatorët e Australia Open, një nga katër turnet Grand Slam në tenis, njoftuan se sportistët e pavaksinuar nuk do të mund të garojnë, sytë janë kthyer tek tenisti numër një në botë Novak Gjokoviç.

Në deklaratën e tij për gazetën serbe Blic, 34-vjeçari tha se ende nuk dihet vallë do të marrë pjesë në Australia Open që do të fillojë në muajin janar.

Ai theksoi se nuk ndihet mirë në pyetjet nëse vallë është vaksinuar dhe se kjo është një çështje private. Tenisti serb sinjalizoi se mund të refuzojë mundësinë për të lënë pas rivalët e tij më të mëdhenj, Roger Federer dhe Rafael Nadal, me të cilët kryeson tabelën me nga 20 kampionate të fituara të Grand Slam, për shkak të nevojës së vaksinimit.

Australia Open ka një vend të veçantë në karrierën e Gjokoviçit. Sportisti serb gati se gjysmën e 20 kampionateve në Grand Slam (9) i ka fituar në qytetin Melbourne.

Gjokoviç reagoi ndaj atyre që e kritikuan atë duke theksuar se "njerëzit shkojnë shumë larg në ushtrimin e lirisë së tyre për të bërë pyetje dhe gjykuar dikë".

- U diagnostikua me COVID-19 në turneun që e organizoi vet

Në një periudhë kur COVID-19 kishte marrë hov në botë dhe vendet ishin detyruar të mbyllin kufijtë, Gjokoviç organizoi një turne të tenisit duke tërhequr kritika.

Turneu 'Adria' i organizuar nga Gjokoviç në qershor të vitit të kaluar në të cilin vëllai i tij është drejtor, 4 vende të Ballkanit ishin mikpritës.

Përveç Gjokoviçit dhe bashkëshortes së tij, tenistët Grigor Dimitrov, Borna Coric dhe Viktor Troicki njoftuan se janë diagnostikuar me koronavirus.

- Nets, përjashtoi nga skuadra yllin e saj

Përqindja e vaksinimit e cila në Ligën Amerikane të Basketbollt (NBA) ka tejkaluar shifrën 90 për qind, kohë pas kohe basketbollistë që nuk duan të vaksinohen dalin në pah.

Shembulli i fundit i kësaj është Brooklyn Nets, një ndër kandidatët më të mëdhenj për të fituar kampionatin me yjet Kevin Durant, James Harden dhe Kyrie Irving

Nets, njoftoi se Kyrie Irving, lojtari i All-Star, nuk do të jetë pjesë e punimeve me ekipin dhe e ndeshjeve derisa të vaksinohet. Irving gjithashtu nuk do të marrë pagën për ndeshjet në fushën e saj.

Andrew Wiggins i Golden State Warriors, nga ana tjetër, i cili kërkoi përjashtim nga vaksinimi për shkak të besimeve të tij fetare, 'hodhi hap prapa'.

Warriors njoftoi se basketbollisti 26-vjeçar është vaksinuar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın