Koronavirusi

Kancelari austriak kërcënon me izolim për të pavaksinuarit

Kancelari i Austrisë ka paralajmëruar se personat e pavaksinuar mund të përballen me kufizime të reja bllokimi nëse numri i rasteve të koronavirusit vazhdon të rritet

Ekip  | 23.10.2021 - Përdıtësım : 25.10.2021
Kancelari austriak kërcënon me izolim për të pavaksinuarit

Vjenë

Qytetarët e pavaksinuar në Austri mund të përballen me masa të reja izolimi nëse numri i rasteve të koronavirusit vazhdon të rritet, tha të premten mbrëma kancelari Alexander Schallenberg, transmeton Anadolu Agency (AA).

Schallenberg dhe udhëheqësit e nivelit shtetëror të premten në mbrëmje mbajtën një takim në lidhje me përgjigjen e tyre ndaj numrit në rritje të shpejtë të rasteve.

"Pandemia nuk është ende pas nesh. Së shpejti do të kemi një pandemi të të pavaksinuarve", tha Schallenberg.

Ai bëri të ditur se nëse numri i pacientëve me COVID-19 në repartet intensive arrin në 500 ose 25 për qind të kapacitetit të përgjithshëm, vetëm ata që janë vaksinuar kundër koronavirusit ose ata që janë shëruar do të mund të hyjnë në restorante apo hotele.

Nëse ky numër arrin 600 ose një të tretën e kapacitetit të përgjithshëm të repartit intensiv, qeveria planifikon të vendosë kufizime për personat e pavaksinuar. Në atë rast, ata do të lejohen të largohen nga shtëpitë e tyre vetëm për arsye të caktuara.

Aktualisht, numri i pacientëve me COVID-19 në repartet intensive është 220.

Javën e kaluar, Austria raportoi 20.408 raste të reja të virusit, sipas autoriteteve shëndetësore, duke e çuar mesataren shtatëditore në 228,5 për 100.000 banorë.

Rreth 65,4 për qind e popullsisë totale kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës kundër koronavirusit dhe 62,2 për qind janë vaksinuar plotësisht.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın