Koronavirusi

Japonia heq gjendjen e jashtëzakonshme në mbarë vendin

Qeveria më herët hoqi gjendjen e jashtëzakonshme në 42 prej 47 prefekturave të tjera në vend

Havva Kara Aydın  | 25.05.2020 - Përdıtësım : 26.05.2020
Japonia heq gjendjen e jashtëzakonshme në mbarë vendin

Ankara

Japonia sot në mbarë vendin ka hequr gjendjen e jashtëzakonshme, e cila u vendos me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit të ri, raportojnë mediat lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas agjencisë së lajmeve Kyodo, vendimin e bëri të ditur kryeministri Shinzo Abe. 

Siç raportohet, me këtë vendim përfshihet prefektura e Tokios, Kanagawa, Chiba dhe Saitama, si dhe Hokkaido në Japoninë veriore, pasi qeveria më herët hoqi gjendjen e jashtëzakonshme në 42 prej 47 prefekturave të tjera në vend.

Japonia vendosi gjendje të jashtëzakonshme në fillim të muajit të kaluar për një periudhë prej një muaji për të luftuar COVID-19 dhe më vonë e zgjati atë deri më 31 maj.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın