Koronavirusi

Japoni, rastet e konfirmuara me COVID-19 tejkalojnë shifrën 4 mijë

Ministria e Shëndetësisë e Japonisë njoftoi se 367 raste të reja u diagnostifikuan në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm në vend në 4.209

Seda Sevencan,Ali Murat Alhas   | 05.04.2020
Japoni, rastet e konfirmuara me COVID-19 tejkalojnë shifrën 4 mijë Foto: AA/Arhiv

Ankara

Mbi 4 mijë persona deri më tani në Japoni janë testuar pozitivë ndaj koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë e Japonisë njoftoi se 367 raste të reja u diagnostifikuan në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm në vend në 4.209.

Numri i vdekjeve po ashtu u rrit në 95, pasi shtatë pacientë vdiqën në 24 orët e fundit.

Sipas agjencisë së lajmeve Kyodo, të paktën 118 raste të reja u konfirmuan vetëm në Tokio, hera e parë që qyteti regjistroi raste në një numër me tre shifra. Rastet e reja e sollën numrin e përgjithshëm të të infektuarve në qytet në 891.

Pasi për herë të parë u shfaq dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me bazë në SHBA në të gjithë botën nga ky virus kanë humbur jetën rreth 64 mijë persona, ndërsa janë infektuar mbi 1.1 milionë. Po ashtu rreth 238 mijë persona janë shëruar nga virusi.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın