Koronavirusi

Izrael, hebrenjtë fetarë goditen më shumë nga COVID-19

Autoritetet izraelite atribuan numrin relativisht të lartë të rasteve me mbledhjet fetare hebraike, respektivisht me moszbatimin e rregullave të distancimit social

Mahmoud Mohamed Barakat  | 07.04.2020 - Përdıtësım : 07.04.2020
Izrael, hebrenjtë fetarë goditen më shumë nga COVID-19 Foto: AA/Arhiv

Kuds

Në Izrael 75 për qind e rasteve të fundit të infektimeve me koronavirusin e ri (COVID-19) janë raportuar nga lagjet fetare hebraike në Kuds, transmeton Anadolu Agency (AA).

E përditshmja izraelite Haaretz shkruan se nga 1.444 rastet pozitive që u regjistruan dje, 1.068 ishin banorë të lagjeve fetare hebraike.

Autoritetet izraelite atribuan numrin relativisht të lartë të rasteve me mbledhjet fetare hebraike në qytet, respektivisht me moszbatimin e rregullave të distancimit social.

Kështu, Kudsi Perëndimor ka regjistruar numrin më të lartë të personave të infektuar me koronavirusin.

Sipas të dhënave të universitetit amerikan John Hopkins, deri më tani në Izrael janë raportuar 9.006 raste të konfirmuara dhe 60 vdekje që ndërlidhen me COVID-19.

Të dhëna për Kudsin Lindor të okupuar aktualisht nuk ka.

Pas shfaqjes për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpërthimin e ka shpallur një pandemi me epiqendër të re Evropën.

Sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me bazë në SHBA, deri më tani numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus ka tejkaluar shifrën 1.3 milionë, me mbi 76 mijë vdekje dhe mbi 292 mijë të shëruar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın