Sport, Koronavirusi

Italia vaksinon skuadrën kombëtare para EURO 2020

Federata e Futbollit të Italisë (FIGC) në një deklaratë tha se lojtarët e ekipit kombëtar, të njohur si "gli Azzurri" (Blutë), filluan të marrin vaksinën e parë të koronavirusit në spitalet në Romë dhe Milano

Barış Seçkin   | 04.05.2021
Italia vaksinon skuadrën kombëtare para EURO 2020 Foto: Federata Italiane e Futbollit (FIGC)

Romë

Italia ka filluar vaksinimin e lojtarëve të ekipit kombëtar të futbollit kundër koronavirusit të ri (COVID-19) përpara turneut UEFA EURO 2020, transmeton Anadolu Agency (AA).

Federata e Futbollit të Italisë (FIGC) në një deklaratë tha se lojtarët e ekipit kombëtar, të njohur si "gli Azzurri" (Blutë), filluan të marrin vaksinën e parë të koronavirusit në spitalet në Romë dhe Milano.

FIGC tha se prioritet për vaksinën COVID-19 iu dha skuadrës kombëtare pasi EURO 2020 do të fillojë në qershor.

EURO 2020 paraprakisht u zhvendos në vitin 2021 për shkak të pandemisë së koronavirusit. Gara evropiane e futbollit do të mbahet nga 11 qershori deri më 11 korrik.

Kryetari i FIGC-së, Gabriele Gravina, falënderoi autoritetet italiane për këtë mundësi.

Italia do të luajë kundër Turqisë, Uellsit dhe Zvicrës në Grupin A.

Ndeshja hapëse e turneut do të jetë midis Turqisë dhe Italisë më 11 qershor në Stadiumin Olimpik të Romës.

Italia është një nga shtetet kryesuese të futbollit, duke fituar titullin EURO në vitin 1968.

Gli Azzurri ishin nënkampionë në EURO 2000 dhe 2012.

Në Kampionatin e mëparshëm Evropian të futbollit të mbajtur në vitin 2016, Italia u eliminua në çerekfinale.

Portugalia është kampione në mbrojtje, duke fituar turneun EURO 2016, ku Franca ishte pritëse.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın