Koronavirusi

Italia regjistron 640 viktima të reja nga COVID-19, tejkalon shifrën 50 mijë të viktimave

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit u raportuan 22.930 raste të reja, duke arritur në total 1.431.795 të infektuar nga pandemia COVID-19

Ekip   | 23.11.2020
Italia regjistron 640 viktima të reja nga COVID-19, tejkalon shifrën 50 mijë të viktimave

Romë

Italia ka raportuar një rënie prej 19 për qind në rastet një-ditore të koronavirusit të ri (COVID-19), si dhe 630 vdekje të reja, duke kaluar 50 mijë viktima që nga shpërthimi i pandemisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit u raportuan 22.930 raste të reja, duke arritur në total 1.431.795 të infektuar nga pandemia COVID-19.

Me vdekjet gjatë ditës së fundit, numri i viktimave nga koronavirusi në Itali është rritur në 50.453, shifër që e bën vendin të renditet i dyti në Evropë dhe i gjashti në botë përsa i përket numri të vdekjeve nga pandemia.

Shkalla e infeksioni mbeti e qëndrueshme në rreth 15 për qind, duke treguar se virusi ende është në qarkullim, por me një ritëm më të ngadaltë, pasi kurba e ngjitjes po stabilizohet.

Pasi u përpoq të parandalonte valën e dytë të pandemisë, qeveria italiane tani po studion masa të reja për periudhën e Krishtlindjeve në një përpjekje për të lejuar njerëzit të festojnë me të afërmit e tyre pa rrezikuar një shpërthim të ri.

Qeveria pritet të miratojë një dekret të ri në fillim të muajit dhjetor, i cili duhet të përfshijë rregulla të reja për dyqanet dhe aktivitetet e tjera të biznesit, për të garantuar orë më të gjata të blerjeve për festat e Krishtlindjes.

Megjithatë, kryeministri italian, Giuseppe Conte, ka deklaruar se tubimet e mëdha do të duhet të shmangen, me tryezat e Krishtlindjeve dhe ahengjet të kufizuara vetëm me të afërmit më të ngushtë.

Shkencëtarët kanë paralajmëruar qytetarët italianë se lehtësimi i masave paraprake dhe distancës sociale gjatë periudhës së festave do të rrezikojë një valë të tretë të virusit vitin e ardhshëm.

Me shumicën e spitaleve italiane të mbingarkuara nga pacientët e prekur nga COVID-19, qeveria tashmë ka ashpërsuar kufizimet e saj në shtatë rajone, aktualisht të klasifikuara si "zona të kuqe" me rrezik të lartë.

Por synimi i autoriteteve është që deri në muajin dhjetor të sjellin shumicën e rajoneve italiane në statusin "e verdhë" me rrezik të ulët ose "portokalli" me rrezik të mesëm.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın