Barış Seçkin
21 Qershor 2020•Përditësim: 22 Qershor 2020
Në Itali gjatë ditës së fundit kanë vdekur 24 persona të tjerë nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar në 34.634 numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga ky virus në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).
Departmenti i Mbrojtjes Civile i Italisë njoftoi se aktualisht në vend ka 20.972 raste aktive me COVID-19, pasi gjatë 24 orëve të fundit janë zbuluar 224 raste të tjera me këtë virus, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara në 238.499.
Sipas raportit të fundit, numri i pacientëve që po trajtohen në kujdes intensiv është 148.
Italia deri më tani ka kryer 4.984.370 teste të dyshuara për COVID-19.