Koronavirusi

Itali, rritet në 33.415 numri i vdekjeve nga COVID-19

Në 24 orët e fundit, njoftuan autoritetet, janë zbuluar 355 raste të reja të koronavirusit, me çka numri i përgjithshëm i rasteve të zbuluara me këtë virus ka shkuar në 233.019

Barış Seçkin  | 31.05.2020 - Përdıtësım : 01.06.2020
Itali, rritet në 33.415 numri i vdekjeve nga COVID-19

Romë

Në 24 orët e fundit në Itali kanë vdekur 75 persona të tjerë nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar në 33.415 numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga ky virus në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

Departmenti i Mbrojtjes Civile i Italisë njoftoi se aktualisht në vend ka 42.075 raste aktive të koronavirusit.

Në 24 orët e fundit, njoftuan autoritetet, janë zbuluar 355 raste të reja të koronavirusit, me çka numri i përgjithshëm i rasteve të zbuluara me këtë virus ka shkuar në 233.019. 

Gjatë ditës së fundit, janë shëruar 1.874 pacientë të tjerë paraprakisht të testuar pozitiv ndaj koronavirusit, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve ka shkuar në 157.507.

Sipas raportit të fundit të autoriteteve shëndetësore, 435 pacientë të prekur nga koronavirusi po trajtohen në kujdes intensiv.

Deri më tani në Itali janë kryer 3.878.739 teste të dyshuara për COVID-19.

Sipas shifrave nga Universiteti John Hopkins me qendër në SHBA, në mbarë botën kjo pandemi ka marrë jetën e pothuajse 370 mijë personave, me mbi 6 milionë raste të zbuluara dhe mbi 2.5 milionë të shëruar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın