Bota, Koronavirusi

Itali, rritet në 13.915 numri i të vdekurve nga COVID-19

Numri i rasteve u rrit me 3 për qind nga e mërkura, për të arritur në 83.049, ndërsa një ditë më parë kjo përqindje ishte 3,8

Barış Seçkin  | 02.04.2020 - Përdıtësım : 03.04.2020
Itali, rritet në 13.915 numri i të vdekurve nga COVID-19

Romë

Italia konfirmoi 760 vdekje të reja nga koronavirusi i ri (COVID), me çka numri i përgjithshëm i viktimave në vend është rritur në 13.915, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ngadalësimi i rritjes së numrit të viktimave në Itali duket se ka treguar se kulmi i infektimeve në vend mund të jetë afër.

Numri i rasteve u rrit me 3 për qind nga e mërkura, për të arritur në 83.049, ndërsa një ditë më parë kjo përqindje ishte 3,8. Numri i pacientëve të shëruar gjithashtu ka vazhduar të rritet, duke shkuar në 18.278.

Epiqendra e pandemisë në Itali mbetet rajoni verior i Lombardisë, ku janë regjistruar 7.960 viktima deri më tani, më shumë se gjysma e numrit të përgjithshëm.

Një studim i fundit në një gazetë italiane ka sugjeruar që numri i të vdekurve nga pandemia e koronavirusit në Lombardi mund të jetë më i lartë sesa që tregojnë të dhënat zyrtare.

Sipas studimit nga firma e analizave të të dhënave InTwig, gjetjet e së cilës u botuan në L’Eco di Bergamo, rreth 4.500 njerëz kanë vdekur nga COVID-19 në mars rreth qytetit verior Bergamo, që është më shumë se dyfishi i të dhënave zyrtare me 2.060 vdekje sipas Departamentit të Mbrojtjes Civile.

Në reagim ndaj urgjencës masive, qeveria italiane dje zgjati bllokimin pothuajse të plotë, i cili ndalon pjesën më të madhe të prodhimit dhe veprimtarive të biznesit në Itali për dy javë të tjera, të paktën deri më 13 prill.

Kryeministri Giuseppe Conte dje paralajmëroi se nëse qytetarët ndalen së respektuari rregullat dhe nëse këto rregulla zbuten, atëherë "të gjitha sakrificat do të jenë të kota".

Conte shtoi se qeveria do të fillojë të zbusë masat e rrepta vetëm kur shkencëtarët të japin dritë jeshile për një veprim të tillë, pa specifikuar ndonjë datë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın