Koronavirusi

India ka administruar mbi një miliard doza të vaksinës kundër COVID-19

Kryeministri indian Narendra Modi tha se vendi ka "shkruar historinë"

Ekip   | 21.10.2021
India ka administruar mbi një miliard doza të vaksinës kundër COVID-19

New Delhi

India bëri të ditur se kaloi kufirin prej një miliard me dozat e administruara të vaksinës kundër koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

"India arrin qëllimin historik me 'një miliard' vaksinime", thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Shëndetësisë të Indisë.

Kryeministri Narendra Modi tha se vendi ka "shkruar historinë".

"Ne jemi dëshmitarë të triumfit të shkencës indiane, ndërmarrësisë dhe shpirtit kolektiv të 1,3 miliard indianëve", shkroi ai në Twitter.

"Mirënjohje mjekëve, infermierëve tanë dhe të gjithë atyre që punuan për të realizuar këtë arritje", u shpreh Modi, i cili gjithashtu vizitoi Spitalin Ram Manohar Lohia në kryeqytetin New Delhi.

India filloi fushatën e vaksinimit kundër COVID-19 më 16 janar, ndërsa autoritetet lejuan vaksinimin për të gjithë mbi moshën 18 vjeç nga 1 maji i këtij viti.

Sipas statistikave zyrtare të Indisë, të paktën një dozë të vaksinës kanë marrë rreth 75 për qind e njerëzve, ndërsa rreth 30 për qind janë vaksinuar plotësisht.

Ndërkohë, India regjistroi 18.454 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e përgjithshme në mbi 34,1 milionë. Gjithashtu, u regjistruan 160 vdekje të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 452.811.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın