Bota, Koronavirusi

Indi, 587 të vdekur nga COVID-19 në 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit në Indi janë regjistruar 46.790 të infektuar dhe numri i përgjithshëm i rasteve ka arritur në 7.733.328

Nuri Aydın  | 20.10.2020 - Përdıtësım : 20.10.2020
Indi, 587 të vdekur nga COVID-19 në 24 orë

Ankara

Në 24 orët e fundit në Indi si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19) kanë humbur jetën 587 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë së Indisë, me 587 vdekjet e reja, numri i viktimave nga COVID-19 është rritur në 115.197.

Gjatë 24 orëve të fundit në Indi janë regjistruar 46.790 të infektuar dhe numri i përgjithshëm i rasteve ka arritur në 7.733.328.

Ndërkaq, numri i të shëruarve deri më tani në vend ka shkuar në 6.733.328.

Sipas faqes së internetit "Worldometer", e cila përpilon të dhënat në lidhje me COVID-19, India radhitet në vendin e dytë në botë për sa i përket numrit të rasteve.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın