Koronavirusi

Gjermania regjistron numrin më të lartë të rasteve me COVID-19 në 6 muajt e fundit

Instituti Robert Koch (RKI) raportoi 23.212 raste të tjera të koronavirusit në 24 orët e fundit dhe 114 raste të vdekjeve që ndërlidhen me sëmundjen

Ayhan Şimşek  | 27.10.2021 - Përdıtësım : 27.10.2021
Gjermania regjistron numrin më të lartë të rasteve me COVID-19 në 6 muajt e fundit

Berlin

Numri i rasteve të reja me koronavirusin e ri (COVID-19) në Gjermanisë arriti nivelin më të lartë në gjashtë muajt e kaluar, teksa vendi po përgatitet për një rritje të mundshme të rasteve këtë dimër, transmeton Anadolu Agency (AA).

Instituti Robert Koch (RKI) raportoi 23.212 raste të tjera të koronavirusit në 24 orët e fundit dhe 114 raste të vdekjeve që ndërlidhen me sëmundjen.

Herën e fundit që instituti regjistroi mbi 23 mijë raste ishte më 30 prill.

Rastet aktive në Gjermani u rritën në 174 mijë, duke shënuar një nivel të ri në valën e katërt aktuale të pandemisë.

Instituti paralajmëroi se numri i rasteve mund rritet në javët e ardhshme, pasi njerëzit kalojnë më shumë kohë në ambiente të mbyllura gjatë muajve të ftohtë të vjeshtës dhe dimrit, ndërkohë që një numër i madh i njerëzve mbeten të pavaksinuar.

Deri më tani, në Gjermani janë vaksinuar plotësisht 55,2 milionë njerëz, ose 66,4 për qind e popullsisë.

Qëllimi i qeverisë ishte që të vaksinoheshin plotësisht të paktën 70 për qind të popullsisë deri në fund të verës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın