Koronavirusi

Gjermania regjistroi rekord ditor prej 164.000 raste të reja me COVID-19

Instituti Robert Koch konfirmoi 164.000 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit dhe 166 vdekje të lidhura me koronavirusin

Ayhan Şimşek   | 26.01.2022
Gjermania regjistroi rekord ditor prej 164.000 raste të reja me COVID-19

Berlin

Gjermania ka regjistruar një tjetër rekord ditor të rasteve të koronavirusit pasi zyrtarët shëndetësorë raportuan më shumë se 164.000 infeksione të reja, raporton Anadolu Agency (AA).

Instituti Robert Koch (RKI), agjencia e kontrollit të sëmundjeve të vendit, konfirmoi 164.000 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit dhe 166 vdekje të lidhura me koronavirusin.

Më shumë se 1,53 milionë njerëz janë aktualisht të sëmurë me COVID-19, shifra më e lartë që nga fillimi i pandemisë.

Sipas RKI-së, varianti ngjitës Omicron ka qenë forca shtytëse për rritjen e infeksioneve, pasi varianti përbën të paktën 89 për qind të rasteve të koronavirusit në vend.

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Karl Lauterbach, në Twitter tha se njerëzit nuk duhet të nënvlerësojnë variantin Omicron, pasi të dhënat e fundit treguan se numri i personave të shtruar në spital ka filluar të rriten përsëri.

“Duhet të shqetësohemi për këtë zhvillim”, tha ai.

Ekspertët shëndetësorë thonë se infeksionet e reja ka të ngjarë të rriten gjatë javëve të ardhshme dhe të arrijnë kulmin deri në mes të shkurtit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın