Koronavirusi

Gjermani, shënohen mbi 28 mijë raste të reja me COVID-19

Si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 126 persona, duke e rritur numrin e viktimave nga virusi në 95.485

Cüneyt Karadağ   | 28.10.2021
Gjermani, shënohen mbi 28 mijë raste të reja me COVID-19

Berlin

Në 24 orët e fundit në Gjermani janë shënuar mbi 28 mijë raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Instituti Robert Koch (RKI) njofton se në 24 orët e fundit në vend janë shënuar 28.037 raste me COVID-19, duke e rritur në këtë mënyrë në 4.534.452 numrin e përgjithshëm të rasteve.

Më tej thuhet se si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 126 persona, duke e rritur numrin e viktimave nga virusi në 95.485.

Numri i rasteve të reja në 100 mijë persona në javë u përcaktua të jetë 132.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın