Koronavirusi

Gjermani, numri i të vdekurve nga COVID-19 tejkaloi 10.000

Në Gjermani u konfirmuan 49 raste të reja të vdekjeve, si dhe një numër rekord ditor i rasteve të reja me COVID-19, gjithsej 14.714

Ekip  | 24.10.2020 - Përdıtësım : 25.10.2020
Gjermani, numri i të vdekurve nga COVID-19 tejkaloi 10.000

Berlin

Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Gjermani ka tejkaluar sot shifrën 10 mijë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në Gjermani u konfirmuan 49 raste të reja të vdekjeve, si dhe një numër rekord ditor i rasteve të reja me COVID-19, gjithsej 14.714.

Megjithatë, të dhënat e së shtunës përfshijnë raste nga dy ditët e mëparshme, pasi të enjten kishte një mungesë tre-orëshe të të dhënave në agjensinë shtetërore të kontrollit të sëmundjeve.

Kancelarja gjermane Angela Merkel përsëri u ka bërë thirrje qytetarëve që të zvogëlojnë kontaktet shoqërore.

"Unë jam e bindur që nëse i përmbahemi distancimit shoqëror, të gjithë do të mbijetojmë së bashku këtë sfidë të madhe të paraqitur nga virusi", tha Merkel.

Ndërkohë, numri i pacientëve në kujdes intensiv pothuajse është dyfishuar në shtatë ditët e fundit. Dje, 1.121 pacientë me COVID-19 ishin në kujdes intensiv në Gjermani, në krahasim me 690 sa ishin një javë më parë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın