Koronavirusi

Gjermani, masat kundër koronavirusit zgjatet deri më 20 prill

"Ne nuk do të lehtësojmë masat ekstreme të paktën deri më 20 prill. Pastaj do të ri-negociojmë hapat e nevojshme që duhen ndërmarrë për të ardhmen", tha Braun

Firdevs Bulut  | 28.03.2020 - Përdıtësım : 28.03.2020
Gjermani, masat kundër koronavirusit zgjatet deri më 20 prill

Berlin

Sipas një zyrtari gjerman, masat e ndërmarra në Gjermani për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri (COVID-19) do të vazhdojnë të qëndrojnë në fuqi të paktën deri më 20 prill, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke folur për të përditshmen gjermane Tagesspiegel, kreu i kancelarisë gjermane dhe ministri federal, Helge Braun, tha se përparësia kryesore e qeverisë është të mos lejojë bllokimin e sistemit shëndetësor.

"Ne nuk do të lehtësojmë masat ekstreme të paktën deri më 20 prill. Pastaj do të ri-negociojmë hapat e nevojshme që duhen ndërmarrë për të ardhmen", tha Braun.

Ai po ashtu tha se të moshuarit duhet të mbrohen në këtë proces.

Javën e kaluar, qeveria gjermane ndaloi grumbullimin e më shumë se dy personave, si dhe mbylli të gjitha restorantet, hotelet, dyqanet e rrobave, sallonet e masazhit dhe bizneset tjera.

Disa shtete federale të Gjermanisë, si Bavaria, Saxony, Saarland dhe Saxony-Anhalt shpallën shtetrrethim të pjesshëm.

Rastet e koronavirusit në Gjermani vazhduan të rriten, pavarësisht masave të fundit të bllokimit për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me bazë në SHBA, mbi 53.300 raste të infektuara me COVID-19 janë raportuar në Gjermani, me 399 vdekje dhe mbi 6.600 të shëruar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın