Sport, Koronavirusi

Futbollistët e Juventusit negativë në testet për COVID-19, së shpejti nisin stërvitjet grupore

Klubi italian në Serie A njoftoi se në ditët në vijim stërvitjet do të bëhen në grupe të mëdha

Abdulkadir Karakaya   | 21.05.2020
Futbollistët e Juventusit negativë në testet për COVID-19, së shpejti nisin stërvitjet grupore

Ankara

Skuadra e Ligës së Parë të Futbollit në Itali (Serie A), Juventus, njoftoi se testet e kryera me futbollistët e saj për koronavirusin e ri (COVID-19) kanë rezultuar negative, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë në faqen e internetit të klubit, thuhet se ekipi vazhdon trainimet individuale në grupe të vogla.

Siç thuhet më tej në deklaratë, asnjë futbollist nuk ka rezultuar pozitivë, ndërsa në ditët në vijim stërvitjet do të bëhen në grupe të mëdha.

Në Itali, skuadrat lejohen të fillojnë stërvitjet, ndërsa vendimi për të ardhmen e ligës pritet të shpallet më 28 maj.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın