Sport, Koronavirusi

Futboll, Super Liga turke vazhdon sezonin në qershor

Federata e Futbollit e Turqisë tha se të gjitha përgatitjet për rinisjen e ndeshjeve më 12 qershor kanë përfunduar

Emre Aşıkçı  | 28.05.2020 - Përdıtësım : 29.05.2020
Futboll, Super Liga turke vazhdon sezonin në qershor

Ankara

Federata e Futbollit e Turqisë konfirmoi se ndeshjet e Super Ligës do të rinisin më 12 qershor, transmeton Anadolu Agency (AA).

Federata tha në një deklaratë se të gjitha përgatitjet kanë përfunduar pasi vendimi për rinisjen e ndeshjeve më 12 qershor u mor "me një marrëveshje të përbashkët dhe kërkesë të federatës dhe 18 klubeve të Super Ligës" për të përfunduar pjesën e mbetur të sezonit.

Në deklaratë thuhet se ndeshjet e dyta të gjysmëfinales së Kupës së Turqisë Ziraat do të zhvillohen më 16 dhe 18 qershor.

Federata shtoi gjithashtu se pesë zëvendësime të futbollistëve do të lejohen në lojërat e Super Ligës dhe ato të kupës.

Në mars, pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19) e detyroi Turqinë të pezullonte garat në mbarë vendin.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın