Koronavirusi

Francë, rritet në 28.332 numri i vdekjeve nga COVID-19

Ministria franceze e Shëndetësisë raportoi se në 24 orët e fundit janë zbuluar 240 raste të reja të koronavirusit, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 144.806

Firdevs Bulut  | 23.05.2020 - Përdıtësım : 24.05.2020
Francë, rritet në 28.332 numri i vdekjeve nga COVID-19

Ankara

Numri i viktimave nga koronavirusi i ri në Francë është rritur në 28.332, me vetëm 47 vdekje të raportuara në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjatë ditës së fundit, Franca ka regjistruar numrin më të ulët të vdekjeve nga koronavirusi, gjegjësisht 32 viktima më pak krahasuar me një ditë më parë. 

Ministria franceze e Shëndetësisë raportoi se në 24 orët e fundit janë zbuluar 240 raste të reja të koronavirusit, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 144.806.

Numri i pacientëve të infektuar me këtë virus të shtruar në spitale aktualisht është 17.178, pasi 205 pacientë të tjerë u shëruan dhe u lëshuan në shtëpi. Numri i pacientëve që po trajtohen në kujdes intensiv është 1.665, një rënie prej 36 pacientësh nga dita e mëparshme.

Pasi për herë të parë u shfaq dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botë, ndërsa SHBA, Rusia, Brazili dhe disa vende evropiane aktualisht janë vendet më të prekura nga COVID-19.

Sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me qendër në SHBA, numri i të infektuarve me koronavirus ka tejkaluar shifrën 5.2 milionë, me mbi 2 milionë të shëruar dhe mbi 339 mijë të vdekur.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın