Koronavirusi

Franca raporton mbi 45.000 raste të reja me COVID-19

Me 45.422 raste të reja të koronavirusi, Franca ka regjistruar numri më i lartë njëditor

Ekip  | 25.10.2020 - Përdıtësım : 25.10.2020
Franca raporton mbi 45.000 raste të reja me COVID-19

Paris

Franca raportoi sot 45.422 raste të reja të koronavirusit të ri (COVID-19), që është numri më i lartë njëditor i regjistruar në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Francës, numri i përgjithshëm i rasteve në vend arriti në 1,08 milionë.

Gjithashtu, Asambleja Kombëtare e Francës sot miratoi një projekt-ligj që do të zgjasë gjendjen aktuale të jashtëzakonshme deri në 16 Shkurt 2021. Projekt-ligji do t'i paraqitet Senatit të mërkurën. Ai pritet të miratohet në fillim të nëntorit.

Gjendja e jashtëzakonshme mund të zgjatet deri më 1 prill nëse vendoset kështu nga asambleja në atë kohë. Ajo vepron si një dekret zyrtar i qeverisë dhe do të mbetet në fuqi për një muaj.

Zyrtarët qeveritarë do të kenë autoritetin për të miratuar masa më të rrepta sipas nevojës, siç janë ora policore ose bllokimet e lokalizuara në qytete dhe qyteza.

Numri i viktimave në Francë sot shënoi rënie, duke regjistruar 138 raste të vdekjeve, që është 46 më pak krahasuar me të premten. Numri i të vdekurve në vend ka arritur në 34.645.

Të paktën 11.713 persona mbeten të shtruar në spital, ndërsa numri i pacientëve në kujdesin intensiv është 1.772, duke regjistruar një rritje prej 58 pacientësh gjatë 24 orëve të fundit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın