Koronavirusi

Franca raporton 92 vdekje të reja nga COVID-19

Numri i të hospitalizuarve në Francë ka rënë ndjeshëm sot, për 534, duke arritur në 16.264

Ekip  | 26.05.2020 - Përdıtësım : 27.05.2020
Franca raporton 92 vdekje të reja nga COVID-19

Paris

Numri në rënie i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Francë është një shenjë e vazhdueshme e përmirësimit, pasi sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë vendi pritet të del nga epidemia, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në javën e tretë të izolimit të vendit, sot u regjistruan gjithsej 92 vdekje, një më pak se dje. Numri i përgjithshëm i vdekjeve në spitale që nga fillimi i përhapjes së sëmundjes është 18.195 ndërsa numri i vdekjeve në shtëpitë e pleqve është 10.335.

Që nga fillimi i përhapjes së sëmundjes, numri i të vdekurve në Francë është në 28.530, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara është ka shënuar një rritje prej 276, duke arritur në 145.555.

Numri i të hospitalizuarve ka rënë ndjeshëm sot, për 534, duke arritur në 16.264. Numri i të pacientëve në kujdes intensiv ra për 54 në krahasim me ditën paraprake, duke arritur në 1.555.

Përkundër ashpërsisë së virusit, shumica e njerëzve pësojnë simptoma të buta dhe shërohen. Që nga fillimi i përhapjes së virusit, në Francë janë shëruar 65.879 persona nga COVID-19.

Pasi për herë të parë u shfaq dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësi (OBSH) shpërthimin e ka shpallur pandemi globale.

Sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me qendër në SHBA, numri i rasteve të zbuluara me COVID-19 ka tejkaluar shifrën 5.55 milionë, me mbi 2.3 milionë të shëruar dhe mbi 348 mijë të shëruar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın