Koronavirusi

Francë, rritet në 2.314 numri i vdekjeve nga koronavirusi

Siç njofton Instituti Francez i Shëndetit, numri i rasteve të diagnostifikuara me koronavirus vetëm në 24 orët e fundit është 4.611, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të diagnostifkuarve në 37.575

Burak Bir   | 28.03.2020
Francë, rritet në 2.314 numri i vdekjeve nga koronavirusi

Paris

Franca ka konfirmuar 319 vdekje të reja nga koronavirusi, me çka numri i përgjithshëm i vdekjeve nga ky virus në vend ka arritur në 2.314, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç njofton Instituti Francez i Shëndetit, numri i rasteve të diagnostifikuara me koronavirus vetëm në 24 orët e fundit është 4.611, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të diagnostifkuarve në 37.575.

Ky institutit theksoi se 4.273 persona të diagnostifkuar janë në kujdes intensiv, ndërsa 6.624 të cilët u diagnostifikuar me këtë virus janë shëruar.

Pas shfaqjes për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi i ri është përhapur në të paktën 177 vende dhe rajone. Bazuar në të dhënat e Universitetit John Hopkins me bazë në SHBA, deri më tani në të gjithë botën janë raportuar rreth 650 mijë raste të koronavirusit, prej të cilave rreth 30.200 kanë vdekur dhe mbi 137.200 janë shëruar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın